Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i mllefosur nga “shkarikimi” ka vendosur t’ia nxjerrë të “palarat” partis në pushtet, raporton InLajmi.
Ai ashpër ka reaguar ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilas, teksa e ka quajtur “çadra e Gadafit”.

Sipas tij është shefja e grupit parlamentar të VV-së ajoe cila e ka votuar marrëveshje të dëmshme për Kosovën, nder të tjera Abazi e ka quajtur Kusari-Lilën “përçarese të VV-së”.
“Këtë valle ne e kemi parë të kaluarë, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media.
Kujtojmë se shefja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila me një grup nga Kosova kërcente me çadër në prani të ish-diktatorit libian, Muamer el Gadafi./InLajmi/





















