Lideri I AAK-së , Ramush Haradinaj, ka uruar shqiptarët për përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Haradinaj deklaroi se me gëzime këtë të enjte e uron përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Më tej kreu i AAK-së uroi që të jetë e përjetshme pavarësia e liria e shtetit të Kosovës.
Ai uroi që Kosova të ketë miqësi të përjetshme me NATO-n të prirë nga ShBA-ja. /InLajmi/