Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ka vendosur ta dekorojë ish-emisarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell “për kontributin e tij në përparimin e Serbisë”.
Sipas raportimeve të mediave serbe, Vuçiq këtë e bëri të ditur në një konferencë për media me ç`rast tha se ky nderim për Grenellin bëhet “për faktin se ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë interesat e Serbisë dhe për faktin se ka mbrojtur që investimet amerikane të vijnë në Serbi”
I pyetur nëse qeveria e paguan Grenellin dhe cilat janë meritat e tij që meriton urdhrin nga shteti i Serbisë, Vuçiq tha se mendon se qeveria nuk e paguan, shkruan N1.
“Nuk e kam idenë, nuk jam në qeveri. E di që e keni mashtruar publikun me histori që i kam paguar Blairin, Schroedeinr, Gusenbauerin, Klintonët. Besoj se kështu është edhe në këtë rast”, iu përgjigj Vuçiq, transmeton Klankosova.tv
Vuçiq ka theksuar se vendimi për dekorimin e Grenelit është marrë nga ai personalisht dhe se nuk ka lidhje me qeverinë.