Parlamenti i Studentëve të UP-së ka organizuar marsh kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton InLajmi.
Shumë studentë i janë bashkuar këtij marshi.
Në pankartat e studentëve shkruhet “Asociacioni ndarje, ndarja luftë”, “Marrëveshjet duhet të respektohen nga të 2 palët apo këto nuk vlejnë për Serbinë”, “Kosova e ka një parlament”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Ku është njohja e diplomave”. /InLajmi/