Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka folur për punën e FSK-së gjatë këtyre ditëve në Turqi, përcjell InLajmi.

Szunyog, lavdëroi punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi pas tërmetit.

Më tej ai shtoi se është krenar që e sheh Kosovën duke iu bashkuar shteteve të BE-së dhe përpjekjeve ndërkombëtare të shpëtimit.
Postimi i plotë i tij:
Dua të përshëndes përpjekjet e kërkim-shpëtimit të
@KSF_Kosova
🇽🇰 në Turqi 🇹🇷 gjatë dhjetë ditëve të fundit.
Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë.
Krenar që shoh #Kosovën duke iu bashkuar #BE🇪🇺 dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit. /InLajmi/




















