Artistja amerikane, fituese e çmimit Grammy, Madonna nga llogaria e saj në Instagram bëri thirrje për ndihmë për të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri.
“Le të dërgojmë të gjithë dashurinë dhe energjitë tona shëruese në Turqi dhe Siri, të cilat pësuan humbje dhe shkatërrime të mëdha”, tha këngëtarja me famë botërore, Madonna.
Ndërkohë që ndihma për të prekurit nga tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş, i cilësuar si “fatkeqësia e shekullit” vazhdon, shumë këngëtarë dhe aktorë të huaj vazhdojnë të ndajnë mesazhet e tyre të mbështetjes për Turqinë në rrjetet sociale.
Madonna e cila postoi foto të ndryshme të bëra pas tërmetit, në postimin e saj bëri thirrje për donacione.
“Të gjithë po flasin për dashurinë në ditën e Shën Valentinit. Le të dërgojmë të gjithë dashurinë dhe energjitë tona shëruese në Turqi dhe Siri, të cilat pësuan humbje dhe shkatërrime të mëdha”, tha Madonna, transmeton Andadolu Agency.
Ajo shtoi se në këtë tërmet të rëndë humbën jetën mbi 35 mijë njerëz. “Ka kaq shumë njerëz që kanë humbur punën, njerëzit e tyre të dashur. Qytetet janë fshirë plotësisht nga harta. Kjo është shumë e trishtueshme!”, shkroi ajo.