Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se plani franko-gjerman parasheh njohjen de facto mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton InLajmi.
Kryeministri thekson se ky plan është më tepër një marrëveshje bazike që synon normalizimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve, por nuk është një marrëveshje finale.
I pari i Qeverisë tha se ka qenë kërkesë e ndër,ketësve evropianë që plani franko-gjerman të mos bëhet publik.
Kurti tha se ky plan është bazë e mirë për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës-Serbisë. /InLajmi/