Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti foli rreth Asociacionit të Komunave Serbe ku u deklarua se qëllimi i Beogradit sa i takon marrëveshjes është cenimi i integritetit territorial, transmeton InLajmi.
I pari i qeverisë Kurti theksoi se në Kosovë rreth 4% e popullsisë janë serbë dhe nëse Asocacioni formohet, atëherë 10 komunat serbe do të kenë nën administrim çerekun e territorit të Kosovës.
Më tej Kurti deklaroi se Asocacioni i komunave bëhet një nivel i 3 i pushtetit që përfaqëson serbët karshi Prishtinës, që merr mbështetje nga Beogradi.
Ai shtoi se Asociacioni të thotë një lloj shteti brenda shtetit. Pikërisht, sikurse Republika Serbe që është në Bosnje, edhe atje në vitin 1991. /InLajmi/