Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka treguar përmes një video një fakt interesant rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Krasniqi thotë se Muhamer Ibrahimi e ka dizajnuar flamurin e Kosovës, por jo vetëm kaq, ai tregon se Ibrahimi ka qenë njëkohësisht edhe ushtar i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut.
Kryetari i PDK-së e cilëson këtë fakt si “krenari” këtë fakt.
Postimi i plotë i i tij:
A e dini se Muhamer Ibrahimi – Trimi, përveç që ka dizajnuar flamurin e Republikës së Kosovës, ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut? Çfarë krenarie! /InLajmi/