Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë së fundmi la një porosi për homologun e tij Edi Rama, transmeton InLajmi.
I pari i Qeverisë i uroi suksese Republikës së Shqipërisë dhe tha se Rama duhet të ketë më pak shpresa te Presidenti i Serbisë.
Kurti tutje u shpreh se marrëdhëniet e tij me Ramën s’kanë tensione por megjithatë nuk bien dakord për çdo gjë.
Ndryshe Kurti foli për Asociacionin dhe Planin Franko-gjerman, ku për këtë të fundit tha se parasheh njohjen de facto mes Kosovës dhe Serbisë. /InLajmi/