• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 1 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Heusgen: Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
15 February 2023
në Bota
0 0
0
Heusgen: Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje për marrëveshjen Kosovë-Serbi
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është imediate dhe e nevojshme, tha Christoph Heusgen, presidenti i Konferencës së Mynihut.

Ai tha se tani duhen zbatuar Marrëveshjet e Brukselit dhe sidomos marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje”, tha ai.

“Ne shpresojmë tani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kemi përfaqësues të Kosovës, ku kemi përfaqësues të Serbisë, ku kemi përfaqësues edhe të vendeve që po ndihmojnë për këtë konflikt, që të bëjmë progres. Unë besoj se çfarë ka rëndësi tani është që të zbatojmë me kujdes marrëveshjet e Brukselit, që janë bërë në të kaluarën. Sipas mendimit tim, është veçanërisht i rëndësishëm realizimi i Asociacionit të Komunave (me shumicë) Serbe në Kosovë”, tha Heusgen.

Ai kujtoi më tej se:

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih i kemi pasur në një panel si Presidentin Vuçiç dhe Presidentin Thaçi dhe unë dëshiroj që të ndodhë edhe në të ardhmen. Dhe që të pajtohemi për pyetje që, sipas mendimit tim, nuk janë pyetje themelore, dhe që të bëjmë progres në Ballkanin Perëndimor, progres, i cili është shumë i nevojshëm në këtë kohë, kur kemi përpara rreziqe të tjera”,tha Heusgen.

Konferenca e sivjetshme e Sigurisë në Mynih, që i fillon punimet të premten, më 17 shkurt, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jetë e para që bëhet nën kryesimin e ish-ambasadorit gjerman pranë OKB-së dhe ish-këshilltarit për politikë të jashtme të Angela Merkelit, Christoph Heusgen.

Heusgen e mori kështu stafetën nga një tjetër njohës i rajonit të Ballkanit, Wolfgang Ischinger.

Konferenca është një platformë për këmbimin e mendimeve mes krerëve të vendeve të ndryshme të botës, për çështje aktuale të politikës globale. Këtë vit priten të vijnë në kryeqytetin e Bavarisë në jug të Gjermanisë rreth 40 krerë shtetesh dhe qeverish si edhe rreth 100 ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga vende të ndryshme të botës. Por në konferencë ka edhe shumë përfaqësues të parlamenteve, ekspertë, OJQ e diplomatë.

Programi i konferencës nuk është bërë ende publik, por sipas listës së publikuar në faqen e Konferencës, Serbia përfaqësohet vetëm nga ministrja e Evropës, Tanja Mishçeviq, ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ballkani Perëndimor është ndër dhjetë detyrat kryesore të të ashtuquajturës Listë të detyrave Transatlantike, që përcaktuan krerët e 40 shteteve të ndryshme, në samitin e liderëve të konferencës, që u mbajt në maj 2022, në Uashington.

Por fokusi kryesor është padyshim Ukraina dhe ndihma ushtarake për mbrojtjen e saj nga agresori rus, tha ai për DW.

Për organizatorin e Konferencës së Mynihut, Heusgen, është e qartë, se Ukraina ka nevojë për mbështetje të gjatë dhe se presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet të dalë fitimtar: “Ne duhet ta bëjmë të qartë se nëse Putin e fiton këtë luftë, ajo nuk ka mbaruar me Ukrainën. Ai dhe ministri i tij i Jashtëm, disa javë më parë, thanë se më pas e ka radhën Moldavia. Dhe pyesni vendet baltike – ata mendojnë se Putin do të kthehet edhe kundër tyre në rast se do të ketë sukses. Prandaj, ne duhet të jemi të vendosur, duhet të vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe t’ia bëjmë të qartë edhe qytetarëve se kjo është diçka në planin afatgjatë”, tha Heusgen.

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiGjermaniaMarreveshje
Postimi i mëparshëm

Kujdes në rrugën Prishtinë-Gjilan, gurë të mëdhenj bien në asfalt

Postimi tjetër

LaMelo bëhet basketbollisti i parë që theu rekordin e klubit Charlotte

Të ngjajshme Postime

Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë
Bota

Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë

1 July 2025
Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?
Bota

Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

1 July 2025
Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay
Bota

Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

1 July 2025
Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë
Bota

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete
Bota

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Postimi tjetër
LaMelo bëhet basketbollisti i parë që theu rekordin e klubit Charlotte

LaMelo bëhet basketbollisti i parë që theu rekordin e klubit Charlotte

Lajmet e fundit

FOTO / Ky është trendi më i pëlqyer nga të gjitha vajzat e famshme dhe “cool”

FOTO / Ky është trendi më i pëlqyer nga të gjitha vajzat e famshme dhe “cool”

1 July 2025
Mbetjet plastike shndërrohen tanimë në paracetamol?!

Mbetjet plastike shndërrohen tanimë në paracetamol?!

1 July 2025
Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime

Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime

1 July 2025
Ambasada gjermane i kërkon Kurtit të mos i ndërtojë urat mbi Ibër: Të adresohen sfida shumë më urgjente

Ambasada gjermane i kërkon Kurtit të mos i ndërtojë urat mbi Ibër: Të adresohen sfida shumë më urgjente

1 July 2025
Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun

Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun

1 July 2025
Një vit pa Ismail Kadarenë, akademikë dhe personalitete nderojnë gjeniun e letrave

Një vit pa Ismail Kadarenë, akademikë dhe personalitete nderojnë gjeniun e letrave

1 July 2025
Durrësi merr masat për nisjen e sezonit veror, bllokohet bulevardi

Durrësi merr masat për nisjen e sezonit veror, bllokohet bulevardi

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu