Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nuk do ta harrojnë ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë donacion prej 1.000.000 eurosh “në emër të popullit shqiptar” në fushatën televizive “Turqia Një Zemër” që po mbahet në Turqi për grumbullimin e mjeteve për zonat e goditura nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar.
Rama është lidhur drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit në fushatën që po transmetohet në televizionet e Türkiye-s, ku deri më tani janë grumbulluar afro 5,7 00.000 nga dhurues nga Türkiye dhe jashtë saj, transmeton Anadolu.
Kryeministri shqiptar tha se nuk do ta harrojnë ndihmën që Turqia ofroi Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019.