Rruga “Hoxhë Hasan Tahsin” në Mitrovicë e cila ndodhet afër stadiumit “Adem Jashari” është në gjendje të mjerueshme.
Banorët e kësaj zone kanë shprehur shqetësimin dhe problematikat me të cilat përballen çdo ditë që kalojnë aty.
Të njëjtit kanë treguar se askush nuk ka shkuar të kontrollojë situatën aty.
“Kur ka fillu stadiumi për rinovim dhe pas vershimeve ka fillu edhe mu shemb rruga. S’ka ardhë askush me kontrollu, jemi mbet mjerim këtu. Rruga është shumë e ngushtë, që 2 vite vazhdon kjo gjendje”, deklaroi një banor i asaj zone, raporton Gazeta Blic.
“Më problem është me tensionin e lartë sepse është rrezik. Rruga frenkuentohet vazhdimisht dhe ka lëvizje të madhe të veturave. Kemi rregullu një rrugë lart”, deklaroi një qytetar tjetër.