Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar mesazhin e urimit të ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, për Tiranën si Qyteti Evropian i Sportit 2023.

Gianni De Biasi përgëzon Tiranën për këtë arritje, teksa thekson se sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme, përcjell Kult Plus.


“Tirana është Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2023. Shumë përgëzime! Një lajm i mrekullueshëm që i jep mundësi të gjithëve për të bërë sport. Sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme, i bashkëndarjes së vlerave dhe i të qenurit bashkë. Përgëzime Tirana! Përgëzime Shqipëria”, shprehet De Biasi.


















