15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës po afrohet.
Në disa shkolla të vendit janë duke u organizuar aktivitete të ndryshme, por nuk kanë munguar dhe disa të tilla edhe në Kuvendin e Kosovës.
Me veshje ushtarake dhe me emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nxënësit e shkollës fillore “Fazli Grajçevci” nga Pokleku i Drenasit të mërkurën vizituan Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në Kuvendin e Kosovës.
Telegrafi përmes fotografive do të ju sjell pamje të nxënësve nga Drenasi të cilët janë pritur nga anëtarët e këtij komisioni si dhe nga kryetarja, Ganimete Musliu.