Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, vizituan presidenten Osmani për të kujtuar fitoren e 14 shkurtit, përcjell InLajmi.
Gërvalla deklaroi se binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë.
Më tej ajo deklaroi se rruga që ata kanë nisur është e gjatë dhe se do jetë plotë sfida dhe suksese.
Postimi i plotë i saj:
Për të kujtuar së bashku fitoren historike të 14 shkurtit 2021, së bashku me ministrin Faton Peci, në emër të Partisë Guxo vizituam dje Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministrin z. Albin Kurti.
Binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik.
Kemi dhe shumë punë për të bërë. Rruga e nisur së bashku është e gjatë, plot sfida por edhe suksese të dukshme tashmë.
Po e citoj poetin:” “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!” /InLajmi/