Ajo u lëndua derisa ishte duke skijuar dhe nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizat, Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv se viktima fillimisht ishte dërguar për ndihmën e pare në Shtërpcë e më pasi u dërgua në spitalin e Mitrovicës, ku edhe ka vdekur.
“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15 vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës.
Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli