Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga VV-ja Haki Abazi deklaroi këtë të mërkurë se kryeministri Kurti ka kërkuar dorëheqjen e tij, përcjell InLajmi.
E për këtë ai paralajmëroi edhe konferencë për media në ora 10:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës.


Postimi i plotë i tij:
Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,
Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.
Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë. /InLajmi/




















