Shumë mendojnë se Wi-Fi do të thotë “besnikëri me valë”, ashtu si Hi-Fi do të thotë “besnikëri e lartë”, por nuk është kështu.
Phil Belanger, një nga anëtarët themelues të Aleancës Wi-Fi shoqata që mban markën tregtare Wi-Fi, e ka hedhur poshtë tashmë mitin e gjatë për dekada mbi kuptimin e fjalës, shkruan Alsat M.
Me pak fjalë: Wi-Fi nuk qëndron për asgjë. Nuk ka asnjë kuptim.
Dikur ishte problem sigurimi i qasjes në internet përmes kësaj platforme Wi-Fi, madje shpesh duhej të kërkoje kodin hyrës, por tani kur kjo platformë është zgjeruar dhe qasja është e lirë, jo e koduar.