Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, njoftoi të martën për fushatën e saj presidenciale për vitin 2024, duke u bërë kundërshtarja e parë e ish-presidentit Donald Trump për postin presidencial, transmeton InLajmi.
Haley shërbeu si ambasadore në Kombet e Bashkuara për 2 vjet në administratën Trump.
Ajo pritet të mbajë fjalimin e saj të mërkurën në Charleston, Karolina e Jugut, shkruan NBC News.
“Është koha për një gjeneratë të re lidershipi për të rizbuluar përgjegjësinë fiskale, për të siguruar kufirin tonë dhe për të forcuar vendin tonë, krenarinë dhe qëllimin tonë.” tha Haley në një video duke njoftuar fushatën e saj. /InLajmi/