Mijëra njerëz mbetën në errësirë dhe fluturimet u ndaluan në Zelandën e Re të hënën pasi veriu i vendit u godit nga një stuhi tropikale e quajtur “Gabrielle”, transmeton InLajmi.
Ministri i menaxhimit të urgjencës Kieran McAnulty e quajti atë një “ditë kritike” për shkak të një kombinimi “shumë të rrezikshëm” të shiut të dendur dhe erërave të forta.
Krahasuar me statusin e tij të mëparshëm të ciklonit, stuhia u dobësua. Megjithatë, ajo ende shkuli pemët, rrëzoi linjat e energjisë elektrike dhe dëmtoi rrugët.
Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 5 rajone të veriut, ku përfshihej Auckland.
Rreth 58.000 njerëz në ishullin verior të Zelandës së Re janë pa energji elektrike. Sipas zyrtarëve, mund të duhen ditë për të rivendosur energjinë, shkruan wion News.
Ndërkohë, qeveria ka mbyllur shkollat dhe objektet e qeverisjes vendore në Auckland dhe ishullin e sipërm të Veriut dhe u bëri thirrje njerëzve që të shmangin udhëtimet nëse është e mundur. /InLajmi/