Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka përgëzuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për trimërinë dhe vendosmërinë e treguar për shpëtimin e të prekurve nga tërmeti në Turqi, përcjell InLajmi.
Sipas Osmanit, heriozmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.
Osmani është shprehur krenare me FSK-në.
Postimi i plotë i saj:
Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.
Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.
Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju! /InLajmi/