Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në 2-vjetorin e fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit, u takua me bashkë partiaket e tij, përcjell InLajmi.
Kurti deklaroi se fitorja e 14 shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik.
Ai shtoi se ishte fitore pasi sipas tij fituan të gjithë qytetarët dhe shoqëria kosovare.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet.
Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri.
Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi. /InLajmi/