Komandanti i kontigjentit të FSK-së në Kosovë, Egzon Syla deklaroi se ekipet kosovare kanë nxjerrë të gjallë 2 persona që ndodheshin nën rrënoja në Turqi.

Syla u shpreh se operacioni i shpëtimit u krye në një godinë 7-katëshe, e cila ishte shembur tërësisht si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.

“Me pajisjet tona të dëgjimit, me kamera dhe pajisje të tjera, kemi arritur të identifikojmë 2 persona gjallë nën rrënoja. Ka qenë një pallat 7-katësh dhe në katën e pari kemi identifikuar 2 zëra, njëri i moshës madhe dhe tjetri një fëmijë i vogël”, tha ai në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
E gjithë ndërtesa ka qenë e rrënuar aty. Katet kanë qenë pothuajse të palosura me njëri-tjetrin. Ka qenë një katastrofë”, theksoi ai.




















