Janë bërë 2 vite prej kur Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare.
E në 2-vjetorin e qeverisjes, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ku nuk ka kursyer as kritikat ndaj këtij të fundit.
Haradinaj ka deklaruar se nuk mendon që Kurti do ta pres fundin e mandatit të tij të rregullt.
“Kurti nuk do ta pret fundin e mandatit të tij por do të reflektojë dhe do ta thërret në përgjegjësi veten dhe Qeverinë e tij në mënyrë që ta hap perspektivën për qytetarët e vendit. Këta ja thotë dikush që edhe vet 2 herë ka dhënë dorëheqje në rrethana të ndryshme për arsye të ndryshme. Nuk është e pandershme në një moment të caktuar me reflektu”, ka deklaruar Haradinaj për lajmi.net
Ai foli edhe për keq-qeverisjen e VV-së, duke folur për ekonominë e vendit, mos mbajtjen e premtimeve nga ana e pushtetarëve, korrupsionin e nepotizmin në institucionet e vendit, ikjen e të rinjve etj.