Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian nga Kuvendi i Shqipërisë, kryesuar nga Jorida Tabaku, përcjell InLajmi.

Anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian nga Kuvendi i Shqipërisë e kanë uruar Haradinaj për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë takim, Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, siç theksoi ai “që të ecim bashkë si komb drejt integrimeve evroatlantike”.
Postimi i plotë i tij:
Në vigjilje të përvjetorit të 15-të të pavarësisë, prita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian nga Kuvendi i Shqipërisë, kryesuar nga Jorida Tabaku.
Pata kënaqësinë të pranoj urimet në këtë përvjetor të pavaresisë si dhe shpreha mirënjohjen time për kontributin e shtetit shqiptar për Kosovën.
Në takim shpreha edhe njëherë përcaktimin tonë per thellimin e bashkëpunimit që të ecim bashkë si komb drejt integrimeve evroatlantike! /InLajmi/





















