Më shumë se një javë pas katastrofës së tërmetit në rajonin kufitar turko-sirian, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në mbi 40.000.
Vetëm në Turqi, numri i të vdekurve ka arritur në 35.418, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Numri i të vdekurve në Siri raportohet të jetë 5. 900.
Pak më shumë se një javë më parë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, rajoni u godit nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë dhe disa orë më vonë nga një tërmet i 2-të i fortë me magnitudë 7.6 ballë.
Autoriteti turk i kontrollit të fatkeqësive AFAD deri më tani ka regjistruar mbi 2.400 pasgoditje.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, numri mund të rritet në 50.000 ose më shumë.