Kosova dhe në përgjithësi trojet shqiptare njihen për numër të madh të personazheve publike që iu jepet “epiteti” artist, përcjell InLajmi.
Tekste të shumta muzikore me tematika e dedikime sjellin këta artistë.
Ndërsa gazeta InLajmi ua sjellë disa nga artistët që i dedikuan këngë partnerit/partneres.
Listën e fillojmë me Luizin, artistin që është pjesë e spektaklit “Big Brother Albania Vip”, ku brenda këtij reality-shoë i dedikoi këngë të dashurës së tij, Kiarës.
Lista vazhdon me Beatrix Ramosaj , e cila në janar të 2022-tës publikoi këngën “Faj”, e cila ishte dedikim për të dashurin e saj, Donaldin.
Dashurinë me anë të këngës e shprehu publikisht edhe artistja, Dafina Zeqiri.
“Tdu´du” që Daffy e publikoi në janar të 2022-tës ia dedikoi të dashurit të saj, Dj Geek.
Filloreta Raçi, e njohur në publik si Fifi, i dedikoi publikisht këngë partnerit të saj vitin e kaluar, projekt muzikor ky që mban titullin “Hana”.
“Një dhuratë nga unë për ty!” A.P.”, shkruhet poshtë këngë në kanalin e ‘YouTubes’, që lirisht mund të themi se është një dedikim kjo këngë.
Këtë listë e përmbyllim me reperin Buta i cili këngë i kishte dedikush jo tëq dashurës por ish të dashurës.
E këtë ai e kishte konfirmuar edhe në një intervistë ku deklaroi se “Kam bërë gjëra të këqija, siç duket ende nuk më ka falë”. /InLajmi/