Një grua u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në qytetin jugor turk të Hatay të martën, rreth 203 orë pasi një tërmet shkatërrues goditi rajonin, transmeton InLajmi.
Raportet e mëparshme thanë se personi i shpëtuar ishte një burrë, por më vonë transmetuesi shtetëror raportoi se një grua u nxor nga nën rrënojat në qytet, shkruan The Star.
Ndryshe, ende po vazhdon kërkimi-shpëtimi i viktimave të prekur nga tërmeti në Turqi.
Ndryshe kujtojmë se javën e kaluar Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet i fuqishëm i cili mori mijëra jetë e mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.
Ndonëse gjasat për të shpëtuar të mbijetuarit nën gërmadha, ekipet e kërkim shpëtimit ende po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit. /InLajmi/