Tërmeti më i madh në pothuajse një shekull ka lënë gjurmë shkatërrimi që mund t’i kushtojë Turqisë deri në 84.1 miliardë dollarë, sipas Konfederatës Turke të Ndërmarrjeve dhe Biznesit, transmeton InLajmi.
Jeta për miliona njerëz në Turqi dhe Siri ndryshoi përgjithmonë të hënën, pasi 2 tërmete radhazi shkatërruan disa qytete.
Presidenti Tajip Erdogan tha se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë brenda një viti, por fillimisht do të përballet me koston e strehimit të qindra mijërave të mbetur pa shtëpi, shkruan Reuters.
Numri i të vdekurve ka arritur mbi 29 mijë. /InLajmi/