Një shpërthim i fortë me tritol ka tronditur Sarandën këtë mëngjes rreth orës 6:00.
Sasia e tritolit është vendosur në hyrjen e një hoteli në pronësi të Spiro Çabirit në bulevardin e qytetit ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe tek godinat përreth.
Godina e synuar nga autorët e eksplozivit është pothuajse e rrënuar ndërsa ende nuk ka raporte për lëndime në njerëz.
Policia bën me dije se që prej vitit 2002, 2 bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli, shkruan Top Channel.
Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore.