Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu iu ka dhënë një super lajmë qytetarëve të kryeqytetit sa i përket çmimores së Trafikut Urban, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se me çmimoren e re të Trafikut Urban qytetarët mund të udhëtojnë pa limit me 80 cent në ditë.
Me çmimoret e reja për trafikun urban, duket se Komuna e Prishtinës po bënë përpjekje të vazhdueshme që qytetarët të përdorin sa më pak veturat private për udhëtim me qëllim zhbllokimin e komunikacionit dhe eliminimin e kolonave në rrugët e kryeqytetit.
Sahatçiu iu është drejtuar qytetarëve duke iu bërë thirrje të përdorin trafikun urban, ndërsa u ka kujtuar se kështu do kursejnë xhepi.
Postimi i plotë i saj:

Me 80 cent në ditë, udhëto me autobus pa limit!
Lëre veturën në shtëpi. Nise ditën sot me biletë ditore. Me vetëm 80 cent, bleje biletën ditore, ruaje atë dhe udhëto pafund sa herë që ke nevojë brenda 24 orëve në linjat e Trafiku Urban Prishtinë.
Çdo ditë, shumica e 35.000 udhëtarëve ditor të Trafikut Urban përdorin autobusin 2 herë brenda një dite (vajtje-ardhje). Për këto 2 udhëtime, deri më 31 janar janë paguar 80 cent për 2 bileta. Në rastin më të keq, nëse për të bërë një rrugë nga puna e deri në shtëpi dhe anasjelltas është dashur të ndryshohet linja, janë paguar edhe 80 cent të tjera për 2 bileta shtesë. Tashmë me 80 cent të njejta këta udhëtarë mund të enden pa limit në linja e pa shpenzuar shtesë në 24 orë.
Nëse udhëton çdo ditë, kurse me biletë mujore për 13.5 euro ose biletë javore për 4 euro.
Lëre veturën në shtëpi. Lëviz me autobus.
Kurseje kohën e xhepin. Ruaje edhe ambientin.
Së shpejti me risi të tjera./InLajmi/