Kryeministri Albin Kurti është “përplasur” verbalisht disa herë me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashin, përcjell InLajmi.
Kurti ankohet se vazhdimisht është duke u ndërprerë nga Gashi gjatë fjalimit të tij në Kuvend.
“Deputeti Gashi, se qytetarët e Republikës nuk e shohin pse është e vështirë që nuk mund të flasësh prej ndërhyrjeve tua këtu dhe qytetarët e Republikës nuk e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im të dashur qytetarë ka pauza ndërmjet sepse duhet të qetësohet njëri”, ka thënë kryeministri.
Kurti i ka thënë Gashit se “sa e pafundme është pjekuria e tij”
“Për mua, deputeti Gashi, vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj”, ka thënë Kurti. /InLajmi/