• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 30 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Hill: Ky vit është vendimtar dhe se është reale që Asociacioni mund të formohet

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
13 February 2023
në Politikë
0 0
0
0
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Afatet për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë kanë ndryshuar disa herë. Së fundmi ka ndryshuar edhe renditja e marrëveshjeve. Ndonëse pa dëshirën e Kryeministrit Kurti, insistohet që Asociacioni të bëhet së pari. Ambasadori Hill, që njihet për deklarata më të prera, e ka një afat se kur duhet të bëhet Asociacioni, e kur plani franko-gjerman. Kryeministri e do të kundërtën. Edhe ish-kryediplomatja kosovare beson se gjërat duhet të shkojnë më ndryshe nga ç’e thotë diplomati amerikan.

Fillimisht, pritjet, të cilat i kishte më shumë Kryeministri Albin Kurti, ishin që një marrëveshje normalizuese mes Kosovës dhe Serbisë, të arrihej – më së largu – deri në fillim të kësaj pranvere.

Por, kur shpresohej për këtë, çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, u ringjall si kurrë më parë. Tani, formimi i Asociacionit është kthyer në top-prioritetin e ndërkombëtarëve, ndonëse Kryeministri insiston që të merret një rrugë tjetër për normalizimin e raporteve.

Në një paraqitje në një televizion serb, Ambasadori amerikan në Beograd, Chritopher Hill, ka thënë se ky vit është vendimtar dhe se beson se është reale që Asociacioni mund të formohet deri në verë e propozimi franko-gjerman të miratohet deri në fund të vitit.

“Unë mendoj se njerëzit duhet të punojnë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është reale të propozohet që kjo të ndodhë këtë vit, prandaj mendoj se ky vit është domethënës, mendoj se propozimi është pozitiv dhe se mund të realizohet”, ka thënë diplomati amerikan.

Kryeministri Kurti që jep intervista vetëm në mediat e huaja, i ka thënë javën e kaluar ‘TRT World’ se “vullneti i popullit” është që njëherë të arrihet marrëveshja që përfundon me njohje reciproke, e më pas të formohet “një lloj Asociacioni”.

“Qartë, Escobari është shumë aktiv dhe i përfshirë dhe e mirëpres këtë. E kam takuar disa herë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të drejtë. Ajo që po i theksoj unë si kushte për çfarëdo lloj asociacioni s’janë qëndrime arbitrare të mijat apo mendime personale. Vullneti dhe dëshira e popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë ato që më bëjnë të themi se së pari na duhet njohja reciproke dhe tek pastaj ndonjë lloj Asociacioni”- ka thënë Kurti.

Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, e sheh në një renditje tjetër prej Hillit vijueshmërinë e ngjarjeve për këtë vit.

Ajo i ka thënë se fillimisht duhet mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore, që janë shtyrë për në prill. Më pas, thotë se duhet të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi, që duhet të pasojë me zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, edhe Asociacionit – në formëve e një organizate joqeveritare.

“Sa i përket afatizimit, mendoj se primare është të mbahen zgjedhjet e parapara lokale në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas rendit kushtetues të Republikës së Kosovës – e tek pastaj – pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë – të procedohet me implementimin e marrëveshjeve ekzistuese përfshirë themelimin e Asociacionit në formë OJQ-je, ku asnjë nga komunat e Kosovës nuk do të mund të perjashtohen nga asociimi i lirë”, thotë Haradinaj.

Për ish-Kryediplomaten është problematike që të veçohet Asociacioni nga marrëveshjet e tjera të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Unë e shoh problematike diskutimin e Asociacionit si marrëveshje e veçuar nga 33+ marrëveshjet tjera ekzistuese. Është tërësisht asimetrike dhe e padrejtë të kushtëzohet Kosova kur dihet se Serbia nuk ka përmbushur asnjë obligim ndërkombëtar e rajonal të dalura nga marrëveshjet me Kosovën apo nga statusi kandidat i BE-së. Serbia ende i ka të kodifikuara me Kushtetutë pretendimet territoriale e ekspansioniste ndaj Kosovës, ende ndjek politikën e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës, ende mban të burgosur ilegalisht qytetarë të Kosovës, dhe nuk jep asnjë lloj llogaridhënie për të pagjeturit apo varrezat masive në territorin e saj”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti sot ka folur disa herë në seancën e Kuvendit, të thirrur për t’u diskutuar dialogu i Kosovës me Serbinë. Kur po fliste për Asociacionin, në një moment, ai tha se pyetje më serioze lidhur me të, do të bëhen në “procesin e negocimit të planit të zbatimit”.

“Tash hapi kryesor, e ku do të lindin pyetjet më serioze në ndërlidhje me Asociacionin, do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit. Aty qëndrimi im është: Asociacioni mund të konsiderohet, nëse plotësohet 6-pikëshi, apo gjashtë kushtet, parimet që i kam paraqitur këtu para jush, një javë më parë”.

Haradinaj thotë se Asociacioni nuk duhet lejuar të ridiskutohet në Bruksel sepse për të ka një marrëveshje ekzistuese dhe një mbrojtje ligjore përmes Gjykatës Kushtetuese – për të cilën janë pajtuar edhe Kosova edhe Serbia.

“Gjykata Kushtetuese vendosi se Asociacioni duhet të ketë statusin e një OJQ-je, siç është Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe aty përfundon gjithçka. Rruga e implementimit është e qartë dhe pa dilema. Çdo rinegociim është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka thënë ajo.

“Sa i përket implementimit, Kosova garanton lirinë e asociimit pa diskriminim etnik me nenin 44 të Kushtetutës, prandaj asociimi duhet të argumentohet nga ana e Kosovës si liri e garantuar me Kushtetutë, e jo si obligim nga Brukseli”.

Përpos Hillit, të gjithë zyrtarët amerikanë të përfshirë në cështjen mes Kosovës dhe Serbisë, kërkojnë me ngulm që të formohet sa më parë Asociacionit. Këtë e refuzon Kryeministri Kurti, i cili së fundmi i ka bërë publike gjashtë kushtet e tij për ta “konsideruar” formimin e Asociacionit, shkruan Gazeta Express.

Në Ambasadën amerikane kanë nisur diskutime rreth Asociacionit, pas paralajmërimit të emisarit special amerikan, Gabriel Escobar, se Asociacioni themelohet edhe pa Kryeministrin.

Tags: AsociacioniChristofer HillMeliza Haradinaj
Postimi i mëparshëm

A do të vazhdojë Neymar të qëndrojë në PSG?

Postimi tjetër

Kërkohet dorëheqja e Sali Berishës, ky i fundit iu reagon keq

Të ngjajshme Postime

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin
Politikë

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

29 December 2025
Vjen reagimi i parë nga NISMA: S`kemi arsye të ulim kokën, ky nuk është fundi i rrugës
Politikë

Vjen reagimi i parë nga NISMA: S`kemi arsye të ulim kokën, ky nuk është fundi i rrugës

29 December 2025
Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet
Politikë

Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet

28 December 2025
Bashkë me nënën e tij, voton kandidati për Kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj
Politikë

Bashkë me nënën e tij, voton kandidati për Kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj

28 December 2025
Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje
Politikë

Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

28 December 2025
Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend
Politikë

Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

25 December 2025
Postimi tjetër
Kërkohet dorëheqja e Sali Berishës, ky i fundit iu reagon keq

Kërkohet dorëheqja e Sali Berishës, ky i fundit iu reagon keq

Lajmet e fundit

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

30 December 2025
ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

30 December 2025
Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

29 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

29 December 2025
George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

29 December 2025
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

29 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu