Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosvës deklaroi se kryeministri Albin Kurti ishte ai që premtoi se do e rishikonte marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, raporton InLajmi.
Sipas Gashit Kurti po kërkon tradhtinë tek qeveritë e kaluara e u shndërrua në ndjekës të tyre.
“Në kërkim të tradhtisë nga paraardhësit e tij, u shndërrua në ndjekës të tyre. Pra, ju pa koordinim me miqtë e për spektakël populist, marrëveshjen për targat e paraqitet si gjithçka fund e larguat Kosovën nga marrëveshja finale. Ju ishit gati të fundit nga ata që e njohën Republikën e Kosovës”, tha Gashi.
Deputeti i LDK-së theksoi se Kuvendi dhe qytetarët duhet ta dinë qëndrimin e Kurtit për dialog, ndër të tjera tha se duhet të luftohet që të mbrohet integriteti i Kosovës.
“Ne nuk kërkojmë dhe bëjmë presion për ato që ju keni deklaruar dhe mënyrën si i keni çuar njerëzit drejt vdekjes, por luftojmë që të mbrohen integriteti i Kosovës”, u shpreh ai.