Presidentja Vjosa Osmani këtë të hënë në zyrat e presidencës ka pritur në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, përcjell InLajmi.
Osmani dhe Wigemark kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual.
Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit.
Po ashtu presidentja Osmani ritheksoi edhe përkushtimin e institucioneve në fushën e sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit. /InLajmi/