Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti ka tejkaluar 28.000 dhe shpresa për të gjetur shumë të mbijetuar të tjerë po shuhet pavarësisht shpëtimeve, transmeton InLajmi.
Ushtria gjermanë dhe ajo austriake ndërprenë operacionet e kërkimit të shtunën.
Siguria pritet të përkeqësohet pasi furnizimet ushqimore po pakësohen, tha një shpëtimtar.
Disa orë pasi Austria ndërpreu përpjekjet e saj të shpëtimit, ministria e mbrojtjes e vendit tha se ushtria turke kishte ndërhyrë për të ofruar mbrojtje, duke lejuar rifillimin e operacioneve të shpëtimit.
Dega gjermane e grupit të kërkimit dhe shpëtimit ISAR dhe Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike gjithashtu pezulluan operacionet, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, shkruan BBC.
Të paktën 6.000 ndërtesa u shembën në Turqi, duke ngritur pikëpyetje nëse tragjedia në shkallë të gjerë mund të ishte shmangur dhe nëse qeveria e Presidentit Recep Tayyip Erdogan mund të kishte bërë më shumë për të shpëtuar jetë. /InLajmi/




















