Në Podgoricë, kryeqytetin e Mal të Zi, vendi i cili është anëtar i NATO-s, nacionalistët serbë kanë mbajtur një tubim në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë dhe duke kënduar këngë shoviniste për Kosovën.
Rreth këtij tubimi ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë në një vend të NATO-s këndohen këngë “çetnike kundër Kosovës e pro Rusisë”.


Gjithashtu, edhe analist i Ballkanit Perëndimor nga Instituti i Evropës së Re, Jakub Bielamoëicz, ka publikuar disa pamje ku shihen veprimet e serbëve.
Ai ka thënë se NATO po e injoron plotësisht kërcënimin që paraqet nacionalizmi serb në një shtet anëtar të saj.
“Pamjet urrejtëse nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica, ku nacionalistët serbë organizojnë një tubim në mbështetje të pushtimit të Rusisë në Ukrainë, duke kënduar gjithashtu këngë për Kosovën. NATO e injoron plotësisht kërcënimin që paraqet nacionalizmi serb në këtë shtet anëtar”, shkroi ai përcjell Reporteri.
Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëgjohet një mbështetëse e këtij tubimi duke kënduar këngë puroshoviniste dhe nacionaliste për Kosovën, ku janë të mbledhur disa dhjetëra nacionalistë serbë.




















