Turqia duhet të përgatitet për të tjera fatkeqësi natyrore.
Disa foto të malit Kuskayas u përhapën në mediat sociale dhe ngritën shqetësime, pasi duket se nga maja e malit del tym.
Orhan Tatar, drejtori i Përgjithshëm për Reduktimin e Rrezikut nga Tërmetet, shpjegoi se pse po ndodh kjo dukuri, shkruan A2CNN.
“Vëzhgimet tona tregojnë se nuk ka rrjedhje llave, hi vullkanik, naftë apo gaz në rajon. Nuk ka asnjë grup shkëmbor që do të shkaktonte një shpërthim vullkanik”.