Me Ligjin e ri të Pagave ambasadorët e Kosovës do ta kenë koeficientin e pagës 12.8.
Sipas këtij Ligji, i bie që ambasadorët në të gjitha vendet të kenë pagën e njëjtë prej 1.300 eurosh.
Por ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Blerim Canaj thotë se nuk duhet të ketë trajtim të njëjtë në pagë për të gjithë ambasadorët, pasi ka dallim prej vendeve.
Ai vlerëson se në përcaktimin e këtij koeficienti, ka pasur ndikime politike.
Canaj tregon edhe disa veprime që duhet ndërmarrë nga Qeveria për nivelizimin e pagave të tyre.
Kurse, politologu Dritëro Arifi përmend problemet që mund të paraqes kjo në punën e ambasadorëve.
Kujtojmë që vlera e koeficientit, nxiti reagimin e opozitës dhe sindikatave, duke kërkuar shifër më të lartë, shkruan TëVë1
Ndërsa nga ekzekutivi, gjatë prezantimit, u tha se çdo vit në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë.