Një vajzë 10-vjeçare u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë jugore 147 orë pasi tërmeti shkatërrues i së hënës goditi rajonin, sipas bashkisë së Stambollit, transmeton InLajmi.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorrën nga rrënojat vajzën e quajtur Cudi dhe pastaj e transportuan me barelë.
Një tjetër i mbijetuar, një burrë 35-vjeçar i identifikuar si Mustafa Sarıgül, u shpëtua nga rrënojat e një pallati gjashtëkatësh në të njëjtën provincë të dielën, shkruan CNN.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur të paktën 28 mijë. /InLajmi/




















