Këngëtari Marco Mengoni, u kurorëzua fitues i “Sanremo 2023” me këngën “Due Vite”, transmeton InLajmi.
Finalja ishte e përbërë nga 2 raunde. Pasi këto televotime iu shtuan renditjes provizore të 4 ditëve të fundit, Top 5 u kualifikuan për në Superfinale.
Mbrëmë të 28 artistët performuan këngët e tyre për të tretën herë. Pasi raundi i parë i votimit për të vendosur se kush do të kalojë në Super-finale përfundoi, 5 artistët më të mirë kënduan këngët e tyre për herë të fundit me shpresën për të fituar një fitore në edicionin e 73-të të Festivalit të Sanremo.
Votimi u përbë nga 34% televotim, 33% juria e shtypit dhe 33% sondazhe publike.
Me këtë u formua një renditje e re për pesëshen finale, ku Marco Mengoni siguroi fitoren me këngën e tij Due vite, shkruan Esc United.
Kjo nuk është befasi pasi Marco Mengoni ishte kryesuesi në sondazhin e publikuar ditë më parë. /InLajmi/