Lidhja Demokratike e Kosovës ka renditur disa nga “mashtrimet” e Qeverisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas LDK-së, kjo qeveri ka mashtruar qytetarët me premtimet e saj për energjinë elektrike derisa theksojnë se asnjë nga to nuk është realizuar.
Zyrtarë nga kjo parti thonë gjithashtu se Qeveria e Kosovës nuk është angazhuar për të rritur kapacitetet gjeneruese.
Postimi i plotë i saj:
Mashtruan për energji të lirë.
Mashtruan për energji të qëndrueshme.
Asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese. /InLajmi/