Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Duke u ndalur te asociacioni Kurti tha se Kosova një shtet me popullsi 93% shqiptare, u shpall shtet multietnik dhe tashmë i kërkohet që të krijojë një asocacion një etnik.
Sipas tij Kosova nuk mund ta pranojë një asocacion një etnik, pavarësisht presionit të madh që ushtrohet mbi Prishtinën zyrtare, pasi është një thyerje e rendit kushtetues të saj.
“Marrëveshja e asosacionit nëse është e veçantë është se nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në një farë mënyre kjo marrëveshje është e vetmja nga 33 marrëveshjet që u rrëzua në gjykatë. 7 Kapituj i ka ajo marrëveshje por gjithsej në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me secilin nga 7 kapitujt”, deklaroi Kurti për EuroNeës.al
“Andaj presioni që bëhet mbi Kosovën është tejet i madh dhe i padrejtë mirë po pozita jonë me argumente mbi diskutimin që bëjmë është tejet e volitshme. Nuk ka debat mbi asociacionin që zyrtarët tanë nuk e fitojnë”, shtoi Kurti.