Pas dominimit të vitit 2022 me këngët virale në TikTok, fitoren e saj të parë të Grammy-së dhe, natyrisht, albumin e 2-të të Billboard 200, Solana Imani Rowe, e njohur si SZA është emëruar zyrtarisht si gruaja e vitit 2023 nga Billboard, transmeton InLajmi.
Ky çmim do t’i jepet këngëtares në “Billboard Women in Music Awards”, i cili do të mbahet më një mars në Hollywood në Los Anxhelos.
Në vitin 2017, Solana zbuloi albumin e saj debutues Ctrl, i cili u lavdërua nga fansat për tekstet e tij të papërpunuara dhe të sinqerta, të shoqëruara me vokalin e fuqishëm të këngëtares.
Albumi zuri vendin e parë në albumet më të mira R&B të Billboard, nr. 2 në albumet më të mira R&B/Hip Hop dhe nr. 3 në Billboard 200, dhe vazhdoi të certifikohet 3 herë nga RIAA, shkruan Billboard.
Ctrl ka mbetur në tabelën e Billboard 200 që nga publikimi i tij dhe mban rekordin për ecurinë më të gjatë për albumin debutues. /InLajmi/




















