Floktarja Taylor nga Amerika, shpesh publikon këshilla dhe truqe kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve.
Në një video, Taylor ka shpjeguar sekretin e larjes së flokëve që nuk do të bëhen të yndyrshme pas 2 ditësh.

Duke qenë se është një proces që shumica e dinë dhe e praktikojnë, tiktokerja theksoi se ka ende nga ata që duan të dëgjojnë këshillat e saj.
E di që gjithmonë është dikush që nuk di t’i lajë flokët në mënyrën e duhur, andaj këto këshilla të mia do t’u jenë të dobishme – e fillon ajo këtë video.
Rregulli i parë siç tregon Taylor është që, sidomos në dimër, uji me të cilin lani flokët nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, pra të jetë i vakët.
Rregulli tjetër është që flokët duhet të jenë plotësisht të lagur para se shampoja të prekë flokët tuaj.
Shampo është e tretshme në ujë, që do të thotë se ka nevojë për ujë për të aktivizuar shkumën, shkruan “The Sun”..
Këshilla e saj e radhës është të fokusohet vetëm në aplikimin e shamponit në rrënjët e flokëve, përcjell Telegrafi.
Pas shamponi, ajo i shpëlan flokët dhe i shtrydh për t’i përgatitur për kondicionerin, i cili aplikohet në majat dhe në mes të flokëve, por jo në lëkurën e kokës.





















