Një front i dobët i ftohtë ajror nga veriu nesër pritet të përfshijë Republikën e Kosovës, por fronti nuk do të sjellë reshje të mëdha.
Me ardhjen e frontit të dobët do të kemi fuqizim të sërishëm të erërave veriore dhe verilindore. Priten edhe vranësira të cilat lokalisht do të kushtëzojnë reshje bore e në disa zona të ulëta riga të dobëta shiu. Reshjet do të jenë të pakta dhe vetëm në disa rajone, ngase fronti nuk do të jetë aq i pasur me lagështi.
Reshje kalimtare bore priten në zonat kodrinore-malore, por fjolla bore mund të ketë edhe në disa zona tjera.
Në përgjithësi ky front do të jetë shumë i varfër me reshje atmosferike, ndërsa pas frontit do të pasojë ardhja e anticiklonit të fuqishëm i cili nga e hëna stabilizon motin plotësisht.
Ky front nuk do të sjellë reshje në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, me ndonjë përjashtim ku mund të ketë reshje të dobëta kalimtare në disa vise