Xhamia e Çarshisë në qendër të Prishtinës shumë shpejt pritet t’i rikthehet funksionalitetit të saj të zakonshëm.
Kjo pasi aty po bëhen punët finalë në një marrëveshje memorandumi nga Ministria e Kulturës, Bashkësia Islame e Kosovës e Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton “Ju Flet Prishtina”, shkruan KlanKosova.
Renovimi i xhamisë, gjatë mbrëmjes kryeqytetit pritet t’i sjell pamje ndryshe, pasi në të është bërë vendosja e pjesëve ndriçuese.