Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar edhe një moment kur në vitet e 90-ta si 16 vjeçare ishte përballur me forcat serbe.
Një ushtar serb ia kishte vendosur Osmanit tytën e kallashnikovit brenda gojës për ta heshtur, shkruan The Telegraph.
Kjo siç ka treguar presidentja, kishte ndodhur në një moment teksa kishte lutur forcat serbe që të mos ia qëllonin të atin, transmeton Arbresh.info.
“Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim. Ushtari po përpiqej të më mbyllte gojën. Ishte ferr. Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim në këmbë për në Shqipëri. Njerëzit u përdhunuan dhe u vranë.”, ka thënë Osmani.