Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni priti në takim një delegacion nga Federata e Paqes Universale që përbëhej nga Dr. Katsumi Otsuka, Kryetar i Federatës për Evropën Juglindore, Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i UPF në Shqipëri dhe Ejona Icka, Sekretare e Përgjithshme e UPF në Kosovë, përcjell InLajmi.
Kurti i njoftoi për të arriturat e qeverisë delegacionin nga Federata e Paqes Universale
Kryeministri Kurti falënderoi të pranishmit për vizitën, ndërkaq i njoftoi ata për arritjet dhe reformat e deritanishme dhe për indikatorët ekonomikë dhe demokratikë në vend.
Në këtë takim, u fol për synimet e fondacionit, bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, dhe për vlerat e përbashkëta si të drejtat e njeriut, solidariteti, miqësia dhe paqja. /InLajmi/